Tonali: M’u përmbush ëndrra për të luajtur për Milanin

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 09:06
Tonali: M’u përmbush ëndrra për të luajtur për Milanin

Sandro Tonali e ka pranuar se kishte ëndërruar ta vishte fanellën e Milanit një ditë, pasi iu bashkua kuqezinjve nga Brescia të mërkurën. Mesfushori 20-vjeçar iu bashkua Milanit në huazim 10 milionë eurosh me mundësi për skuadrën e Stefano Piolit që ta blejë atë për 15 milionë euro shtesë, plus 10 milionë euro bonuse. “Ndjenjat janë të fuqishme, të mrekullueshme. Jam shumë i lumtur”, tha Tonali për Sky Sport Italia.

“Të luaja me fanellën e Milanit ishte ëndërr e imja. Ende nuk e kam veshur atë, por do ta bëj nesër”, shtoi ai. Një ditë para se t’i kryente testet mjekësore, Tonali tregoi sesa shumë ëndërronte të luante për Milani, duke e postuar një fanellën nga fëmijëria e vet ku shihet në fanellën kuqezi.

(Kosova Sot Online )