“Depay ka talent, por nuk është Messi e as Cristiano Ronaldo”

  • G.G /
  • 10 September 2020 - 13:20
“Depay ka talent, por nuk është Messi e as Cristiano Ronaldo”

Louis Van Gaal, ish trajneri i Barcelonës, dyshon në transferimin e mundshëm te Memphis Depay te klubi nga Camp Nou.

Ronald Koeman e dëshiron një futbollist patjetër në vendin e lënë bosh nga Neymar që nga viti 2017.

Ai dëshiron një futbollist natyral për atë pozitë dhe objektivi numër një është ish sulmuesi i Manchester United, Memphis Depay.

Depay është lojtar interesant. Sidomos kur është i lirë që të luajë. Por duhet konsideruar se ai ka nevojë të adaptohet te një kulturë krejt tjetër, ekipi i ri. Viti i parë gjithmonë është i vështirë. Shikoni De Ligtin apo Frenkie de Jongun. Depay ka talent, por nuk është Messi e as Cristiano Ronaldo”, deklaroi ai.

Depay-Griezmann-Messi, kështu e dëshiron Koeman sulmin për sezonin 2020/21. 

(Kosova Sot Online)