Klubi anglez i ofron 30 milionë euro për Rashicën

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 13:52
Klubi anglez i ofron 30 milionë euro për Rashicën

Aston Villa duket se është e vendosur për ta transferuar Milot Rashicën.

Klubi anglez madje e ka bërë gati një ofertë të majme për ta bindur Werder Bremenin që t’ia shesë yllin e tij.

Mediumi britanik “Deich Stube” shkruan se klubi nga Birminghami është i gatshëm t’i shpenzojë 30 milionë euro për kartonin e Rashicës.

24 vjeçari është pjesë e klubit gjerman që nga viti 2018, kur ishte transferuar nga klubi holandez, Vitesse.

Në sezonin e fundit, Rashica i ka realizuar 11 gola dhe i ka regjistruar 8 asistime.

Krahas Aston Villës, interesim për futbollistin vushtrrias ka shfaqur edhe Leeds United në Angli.

Ndërsa, në Gjermani lojtarin e pëlqen Leipzigu, e në Itali Napoli.

(Kosova Sot Online )