Prishtina me goditje të dyfishtë, transferon mbrojtës dhe portier

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 13:55
Prishtina me goditje të dyfishtë, transferon mbrojtës dhe portier

Pas largimeve të shumta, Prishtina ka nisur punë fort për të ndërtuar skuadër sa më të fortë për sezonin 2020/21.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale, Prishtina ka konfirmuar se ka transferuar Lumbardh Dellova në formë huazimi nga Hajduku. Qendërmbrojtësi i lindur në Krushë, është pjesë e Kosovës U21.

Blerja tjetër është kroati, Ivan Jeliç. Prishtina ka siguruar shërbimet njëvjeçar të portierit 22 vjeç nga Kroacia, i lindur në Split

(Kosova Sot Online )