Modric: “Ronaldo ishte special, zgjidhte gjithçka me magjinë e tij, tani arma jonë është ekipi”

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 14:55
Modric: “Ronaldo ishte special, zgjidhte gjithçka me magjinë e tij, tani arma jonë është ekipi”

Fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, është rikthyer të flasë për largimin e Cristiano Ronaldos, që në vitin 2018, la Real Madridin për Juventusin. Luka tha se Realit iu desh kohë të mësohej pa CR7, derisa zbulon se tani arma e tyre është ‘grupi’.

“Cristiano? Të luaj me Cristianon ishte e mrekullueshme. Kemi kaluar gjashtë vite këtu së bashku dhe fituam shumë gjëra me Ronaldon në ekip dhe nganjëherë kur nuk je në momentet më të mira, Cristiano mund të t’i zgjidhte ndeshjet me përkushtimin, shiritin luftarak, karakterin dhe kualitetet që ai ka. Gjithçka ishte e veçantë te ai, mënyra se si punonte shumë në stërvitje dhe për këtë në fushë, kur gjërat nuk shkonin mirë, mund të prisnit që ai të bëjë diçka speciale”, tha Modric.

“Pa Cristianon? Kishim nevojë të adaptohemi pa Ronaldon. Luanim në një ekip me të, por kur gjërat nuk shkonin mirë, kishim nevojë për prekje magjike dhe ai e bënte këtë gjatë gjithë kohës. Pa të, që pothuajse dy vite po luajmë më shumë si ekip, jemi më të bashkuar në fushë dhe kjo është arma e jonë më e mirë, jo të varemi në një lojtar”.

(Kosova Sot Online )