Fred nuk i frikësohet ardhjes së Van de Beek: “Dua të qëndroj”

  • S.A /
  • 11 September 2020 - 12:12
Fred nuk i frikësohet ardhjes së Van de Beek: “Dua të qëndroj”

Fred është i vendosur të qëndrojë në Old Trafford dhe të luftojë për një vend në formacion

Fred ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Manchester United, derisa ka mirëpritur blerjen për 35 milionë euro të mesfushorit holandez, Donny van de Beek.

Fred ka dështuar të startojë madje edhe para Paul Pogba, Bruno Fernandes, Scott McTominay dhe Nemanja Matic, por pavarësisht kësaj, është i gatshëm të qëndrojë dhe luftojë për një vend në formacion.

27-vjeçari tha për FourFourTwo: “Dua të qëndroj, kjo është dëshira ime”.

“Nuk dua të largohem. Siç kam thënë gjithmonë, dua të jem lojtar i rëndësishëm dhe të fitoj trofe me këtë klub”.

“Ardhja e [Van de Beek] nënkupton se po bëhemi më të fortë dhe kjo është e mirë për të gjithë”. “Kur luani në klub të madh, gjithmonë ka konkurrencë, jam mësuar me këtë. Ka qenë kështu që nga dita e parë në United”.

(Kosova Sot Online )