Liverpooli publikon fanellat e treta për sezonin 2020/21 të frymëzuara nga flamujt e tifozëve

  • S.A /
  • 11 September 2020 - 12:22
Liverpooli publikon fanellat e treta për sezonin 2020/21 të frymëzuara nga flamujt e tifozëve

Kampioni aktual i Ligës Premier, Liverpooli ka publikuar fanellat e treta për sezonin e ri 2020/21.

Afrimi i fillimit të sezonit të ri ka bërë që klubet të bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes.

Njëra nga to padyshim se është kompletimi i fanellave dhe një gjë të tillë e ka bërë tashmë Liverpooli.

Kampioni anglez ka publikuar edhe fanellat e treta për sezonin 2020/21, të cilat janë shumë të veçanta.

Fanellat e treta i janë përshtatur flamujve të tifozëve, të cilët janë të njohur me katror.

“Flamujt tanë me katrorë janë një pamje e njohur… Tani ata kanë frymëzuar modelin e fanellës tonë të re të tretë”, thuhet në njoftimin e Reds.

(Kosova Sot Online )