Barça nuk e ka harruar Lautaron, agjenti lojtarit do të takohet me Interin

  • S.A /
  • 11 September 2020 - 13:01
Barça nuk e ka harruar Lautaron, agjenti lojtarit do të takohet me Interin

Kur u duk se transferimi i Lautaro Martínez te Barcelona ishte pothuajse përjashtuar, dhe se Memphis Depay do të jetë lojtar i katalunasve, nga Italia raportojnë se është riaktivizuar opsioni Lautaro.

Ende ka edhe shumë deri në fund të afatit kalimtar të verës dhe gjithçka mund të ndodhë.

Sipas Corriere dello Sport, agjentët e sulmuesit do të takohen me Interin për të prezantuar ofertën e Barcelonës.

Ky takim do të jetë vendimtar për të ardhmen e Lautaros.

Interi i ka ofruar rinovimin Lautaros më parë dhe nuk përjashtohet ta bëjë edhe në takimin e radhës.

Është e qartë se e ardhmja e Martinez mund të zgjidhet brenda pak ditësh.

(Kosova Sot Online )