Gattuso jep lajmin e keq për Amir Rrahmanin: “Koulibaly e ka një çmim, ndryshe s’do të largohet”

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 09:15
Gattuso jep lajmin e keq për Amir Rrahmanin: “Koulibaly e ka një çmim, ndryshe s’do të largohet”

Koulibaly mund të qëndrojë te Napoli dhe natyrisht, ky lajm s’do të ishte aspak i mirë për Rrahmanin.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka deklaruar se qendërmbrojtësi, Kalidou Koulibaly, do të qëndrojë në Serie A nëse Manchester City nuk pajtohet me çmimin e kërkuar nga klubi italian.

Nëse Koulibaly qëndron, atëherë konkurrenca do të ishte shumë shumë e madhe për Amir Rrahmanin dhe minutat mund të reduktohen.

Gattuso tha për Sky Sport Italia: “Koulibaly e ka një çmim, dhe nëse klubi nuk merr parat që kërkon për të, atëherë ai nuk do të largohet”.

(Kosova Sot Online )