Suarez nuk luan kundër Nastic, derisa Vidal është rrugës për Milano

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 12:26
Suarez nuk luan kundër Nastic, derisa Vidal është rrugës për Milano

Te Barcelona nuk ndalen lajmet për largime të mundshme nga ‘Camp Nou’.

Ronaldo Koeman do të bëjë ndryshime në skuadër dhe Arturo Vidal dhe Luis Suarez, janë vetëm disa prej emrave që do të largohen nga Barcelona.

AS raporton se largimi i tyre është i pashmangshëm dhe këtë e vërteton edhe fakti se ata s’do të luajnë në miqësore kundër Nastic sonte nga ora 19:00.

RAC ka konfirmuar se Suarez nuk do të luajë me shumë mundësi shkaku se po largohet, pasi Koeman nuk llogarit në të.

Derisa Mundo Deportivo raporton se Vidal tashmë është rrugës për Milano, për të kompletuar transferimin te Interi.

(Kosova Sot Online )