Bukuroshja rrëfen natën pasionante me yjet e United dhe City: “Nuk e dinim se janë futbollistë…”

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 13:11
Bukuroshja rrëfen natën pasionante me yjet e United dhe City: “Nuk e dinim se janë futbollistë…”

Islandezja Lara Clausen ka rrëfyer çfarë ndodhi gjatë natës së saj famëkeqe me futbollistin e turpëruar publikisht të Anglisë, Phil Foden.

19-vjeçarja dhe kushërira e saj modele u takuan me debutuesit e “Tre Luanëve”, Foden dhe Mason Greenwood në “Radisson Blu Saga Hotel R 55” për një natë, të shtunën në mbrëmje, pas tores 1-0 të Anglisë ndaj Islandës.

Dhe pasi kaluan natën me dyshen angleze, vajzat, të cilat pretendojnë se nuk e dinin kush ishin futbollistët, përfunduan në faqet e para të mediave të botës.

Kjo, për shkak se i publikuan postimet private me yjet e Anglisë në Instagram.

Tani Lara, e cila ishte në mbrëmjen e skandalit me kushërirën e saj, Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, ka zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi gjatë natës së pasionit me Foden, gjë që bëri që ai dhe Greenwood të dëboheshin nga kombëtarja për shkelje të rregullave të koronavirusit.

Lara tha se bëri shaka me Foden, sepse ishte ndoshta më i shkurtër se Nadia, para se çifti të fillonte “aktivitetin”.

Ajo zbuloi për “Mail”: “Unë i thashë Nadia se ndoshta je më e madhe. Pastaj, ai vetëm më puthi. Ishte një puthës i mirë”.

Pas marrëdhënieve, ata u bashkuan përsëri me Nadia dhe Greenwood, me futbollistët që i komplimentuan dhe u bënë video.

Lara vazhdon rrëfimin e saj: “Ne u argëtuam shumë. Mason po fliste për sa e mirë ishin vithet e mia. Ndihesha mirë për këtë. Phil tha se isha e nxehtë dhe e bukur. Me të vërtetë mendonte se kaloi një kohë të mirë me mua. Fliste me superlativa për mua, duke më thënë sa e bukur isha. Të gjitha llojet e gjërave. Pastaj më përqafoi dhe i tha Masonit se isha shumë joshëse”.

Lara zbuloi se si ajo dhe kushërira u zgjuan në mënyrë të vrazhdë nga stafi i zemëruar i sigurimit të kombëtares së Anglisë në orën 6 të mëngjesit, tri orë pasi futbollistët ishin kthyer në dhomat e tyre, në katin e tretë të hotelit: “Rojet e hotelit na kërkuan me ton të ashpër: Ku janë djemtë? Ku janë djemtë? Ndezën dritat dhe shikuan në banjë e në dollape, duke kërkuar lojtarët. Ne menduam se nuk na trajtuan me asnjë respekt. Ata menduan se ishim thjesht vajza të huaja, që nuk kishin rëndësi dhe nuk vlenin asgjë”.

Takimi u organizua nga kushërira, Nadia, e cila rezervoi një dhomë në katin e shtatë të hotelit, pasi u lidh me Greenwood përmes një aplikacioni takimesh.

Lara iu bashkua pasi mori një telefonatë nga kushërira e saj, që i tha se një person tjetër kishte ardhur, Foden.

Ajo pastaj u kthye në hotel, para se të blinin disa ëmbëlsira. Ajo kujton: “Arrita në hotel dhe ishte shumë e qetë. Ishte një hotel i bukur, më bëri përshtypje. Unë prenotova një dhomë dhe pagova për të. Kushtonte 10.000 króna (55 £). Phil më kishte thënë se do të ma paguante ai dhomën, por nuk e bëri. Prenotova dhomën 700 në katin e shtatë, Nadia ishte te dhoma 702. Djemtë ishin në katin e tretë. Vendosa gjërat në dhomën time dhe shkova te dhoma e Nadia. Djemtë nuk ishin atje, në fillim. Pastaj ata erdhën, ndërsa unë isha në banjë. Ne biseduam për gjysmë ore në dhomën e Nadia. Iu thamë atyre se nuk dinim asgjë për futbollin dhe nuk kishim ide se kush ishin. Ne nuk kishim parë asnjë ndeshje. Mason gënjeu për moshën e tij. Ai tha se ishte 20 vjeç, por në fakt qenka vetëm 18. Supozoj se ai ndihej nervoz. Askush nga ne nuk pinte alkool. Ne thjesht kishim ëmbëlsira. Pastaj, Phil kërkoi të shkonim në dhomën time, vetëm ne të dy. Unë i thashë po. Ai vendosi një komedi në TV, nuk e di cila shfaqje ishte. Pastaj më tha se ishte në librin e rekordeve Guinness si lojtari më i ri, që kishte fituar një trofe. Unë iu përgjigja: Po, kjo është e bukur. Ai shtoi se ishte i ngazëllyer për të ardhmen. Ishte thjesht si një djalë mesatar. Unë nuk e ndieja se ishte dikush i famshëm. Ne bëmë shumë shaka. Ai nuk më tregoi për jetën e tij personale, padyshim jo për një fëmijë apo një të dashur”.

Me fotot e Lara e Foden, që më vonë u publikuan dhe janë bërë tejet “virale”, jeta e saj ka ndryshuar në mënyrë dramatike; me nënën, babanë dhe yllin e Manchester City të tërbuar: “Unë e lmova Phil me pantallonat gjysmë të ulura dhe e vendosa në Instagram vetëm për miqtë e mi më të ngushtë, por njëri prej tyre e regjistroi dhe e dërgoi në gazeta. Nëna ime më bërtiti dhe tha se duhet të turpërohesha. Ajo ishte e shokuar, sepse përfundova në çdo media të Islandës. Babai dhe vëllai im thanë se kisha fjetur me armikun, pasi ata janë tifozë të Arsenalit. Foden ishte tërbuar fare. Ai më tha: Pse u desh ta bëje atë? Pse duhej të bëje foto? U përpoqa të shpjegohesha, por ai vetëm tha se nuk kishte kohë për këtë. Kjo ishte hera e fundit që ishim në kontakt”.

(Kosova Sot Online )