Premierliga starton me ndeshjen Fulham – Arsenal, formacionet

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 12:52
Premierliga starton me ndeshjen Fulham – Arsenal, formacionet

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Fulhamit dhe Arsenalit.

Duket sikur ndodhi vetëm një ditë më parë që Premierliga mbylli sezonin, dhe tani gjithçka rikthehet shpejt në kohë për të filluar gjithçka nga e para. Topçinjtë e nisin sezonin e ri në Ligën Premier me një udhëtim te Fulhami, në takim që do të zhvillohet në Craven Cottage nga ora 13:30. Ekipi i Mikel Artetas ka shumë mungesa për këtë fillim të sezonit, por pret ta nis me një fitore.

Në anën tjetër, Fulhami është rikthyer në Ligën Premier pas një kohe të gjatë dhe shpreson të marr një rezultat pozitiv në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet e tyre më të mira të mundshme.

Te Arsenali nga minuta e parë luan edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka, ndërsa debuton edhe braziliani Willian.

Fulham: Rodak; Odoi, Hector, Ream, Bryan; Reed, Cairney; Kebano, Onomah, Cavaleiro; Kamara.

Arsenal: Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Bellerin, Elneny, Xhaka, Maitland-Niles; Willian, Lacazette, Aubemayang.

Nga Arsenali te Arsenali, sërish gjithçka lidhet me emrin e “Topçinjve”.

Kosova Sot Online )