Super kompjuteri shpall Man Cityn kampion, parashikimi i renditjes për sezonin 2020/21

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 14:09
Super kompjuteri shpall Man Cityn kampion, parashikimi i renditjes për sezonin 2020/21

Premier League do të ngrejë siparin sot në orën 13:30 me përballjen Arsenal-Fulham, ndërsa ky pritet të jetë një nga sezonet më të rivalizuara për titullin kampion, sepse krahas Liverpoolit e Manchester Cityt, edhe Chelsea e Manchester United kanë investuar për të krijuar një skuadër konkurruese.

Megjithatë siç është bërë traditë tashmë, një super-kompjuter ka analizuar të dhënat e marra mbi futbollistët, skuadrat, kalendarin, etj., dhe ka bërë parashikimet për renditjen finale të sezonit 2020-2021.

Kështu super-kompjuteri ka shpallur kampion Manchester City-n e Pep Guardiolës, pasi ka parashikuar që ata do të grumbullojnë 88 pikë, ndërsa në vendin e dytë ka parashikuar Liverpoolin e Jurgen Klopp, me 81 pikë, plot 18 më pak se sezoni që lamë pas.

Katërshja e parë pritet të kompletohet nga Manchester United dhe Chelsea, ndërsa sipas super-kompjuterit, Tottenham i Mourinhos do të renditet i pesti, Arsenali në vendin e shtatë dhe Evertoni në vendin e 9.

Sa i përket zonës së ftohtë të renditjes, super-kompjuteri është treguar “i pamëshirshëm” me skuadrat e sapo-ngjitura në elitë, pasi ka parashikuar rënien e të trejave (Fulham, Leeds, West Brom) sërish një kategori më poshtë.

(Kosova Sot Online)