Koeman thotë se Barcelona e tij do të jetë më defensive

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 09:48
Koeman thotë se Barcelona e tij do të jetë më defensive

Epoka e Ronald Koemanit në stolin e Barcelonës nisi me një fitore 3:1 kundër Gimnastic  de Tarragona në një ndeshje miqësore të shtunën.

Pasi Ousmane Dembele e hapi serinë e golave në minutën e pestë, penalltitë e shndërruara në gola nga Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho i mjaftuan skuadrës së Koemanit ta arrijë një fitore të lehtë

Barcelona u rreshtua me formacion 4-2-3-1, një sistem i përdorur shumë rrallë në këtë klub në të kaluarën.

Në pjesën e dytë, Koeman e ndërroi tërë formacionin startues.

Sergio Busquets dhe Carles Alena e nisën ndeshjen si mesfushorë defensivë, para se të zëvendësoheshin nga Frenkie de Jong dhe Riqui Puig.

Koeman tha pas ndeshjes se t’i kesh dy lojtarë që zënë rol të tillë në fushë do t’ia mundësojë ekipit të tij të sulmojë më shumë në mënyra të ndryshme.

“(Barcelona) mund të jetë më ndryshe dhe më defensive seç e keni parë në vitet e fundit, por synimi jonë është ta lëvizim topin, ta mbajmë atë në zotërim dhe të gjejmë hapësira për të luajtur prapa mesfushorëve rivalë”, tha Koeman pas ndeshjes.

“Mendoj se ky ekip mund ta bëjë këtë sepse ne i kemi mesfushorët për të luajtur në këtë mënyrë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)