Real Madridi e trondit Barcelonën, bie në ujdi 100 milionë euro për Lautaron

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 14:18
Real Madridi e trondit Barcelonën, bie në ujdi 100 milionë euro për Lautaron

Real Madridi e ka tronditur Barcelonën, duke rënë në ujdi për t’i paguar 100 milionë euro për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Përfaqësuesi i Argjentinës është synim i madh i Barcelonës tash e një vit, por deri tani ka dështuar të arrijë marrëveshje me Interin për çmimin e tij.

Sipas uebsajtit italian, Sport Mediaset, Real Madridi ka korrur sukses aty ku Barcelona dështoi, duke i ofruar plot 100 milionë euro për sulmuesin zikaltër.

Thuhet se Interi do t’i përdorte ato para për blerjen e N’Golo Kante nga Chelsea, mesfushorin francez që është dëshirë e madhe e trajnerit Antonio Conte.

Sipas mediumit italian, Real Madridi madje ka arritur marrëveshje personale me Lautaron, duke i ofruar atij pagë vjetore 8 milionë euro.

(Kosova Sot Online)