Messi lojtarit të Nastic: Çfarë bën idiot? Mjaft më shkelmove tërë kohën

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 15:53
Messi lojtarit të Nastic: Çfarë bën idiot? Mjaft më shkelmove tërë kohën

Lionel Messi u ndje i tërbuar me njërin prej futbollistëve të Nastic, në një ndeshje miqësore të Barcelonës të shtunën, e cila vetëm e tillë nuk ishte për superyllin argjentinas.

Kapiteni Messi u rikthye në fushë për Barcelonën të shtunën në fitore kundër Nastic, për herë të parë që prej kërkesës së dështuar për largimin nga Camp Nou.

Por lojtarët e Nastic e morën shumë më seriozisht se thjesht miqësor takimin me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Mesfushori Javier Ribelles u ngarkua me detyrën për ta ruajtur Messin këmba-këmbës, por ai e mori aq seriozisht detyrën e tij saqë ka mundur ta lëndonte yllin e Barcelonës.

Ai bëri ndërhyrja të ashpra shpesh herë, duke e goditur me shqelma Messin, aq shumë saqë e detyroi argjentinasin të reagojë, gjë që është e pazakontë për të.

“Çfarë po bën, idiot? A nuk do të ndalesh duke me shkelmua tërë kohën a?” i kishte thënë Messi Ribelles, sipas këtij të fundit.

Ribelles ka zbuluar se përgjigja e tij ndaj Messit ishte se “ti je më i miri dhe nuk ka mënyrë tjetër për të të ndalur”.

(Kosova Sot Online)