Agjenti i Lautaros arrin në zyrat e Interit

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 18:34
Agjenti i Lautaros arrin në zyrat e Interit

Lautaro Martinez është njeriu më i kërkuar aktualisht.

Sulmuesi i Interi është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha, përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin.

Së fundmi, mediat në Itali raportojnë se agjenti i lojtarit tashmë ka arritur për t’u takuar me drejtuesit e Interit, por që primare do të jetë kontrata, rinovimi i saj me rritje të madhe të rrogës së lojtarit.

Përfaqësuesit e futbollistit, Beto Yaque dhe Rolando Zarate janë fotografuar para ndërtesës dhe besohet se do të diskutojnë për shumë gjëra.

Barça tashmë raportohet se i ka ofruar 10 milionë euro në sezon Lautaros, por Interi nuk dëshiron të dëgjojë për ofertë, veçse nëse paguhet klauzola prej 111 milionë eurosh, diçka që Barça nuk është e gatshme ta bëjë.

Në anën tjetër, Sport Mediaset raporton se Real Madridi ka hyrë në garë duke ofruar 100 milionë euro para të gatshme, diçka që mund ta tronditë Interin.

Raportohet se Interi po mendon t’ia rrisë pagën në 5 milionë euro në sezon, shumë e ulët krahasuar me atë që i ka ofruar Barcelona.

Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Luis Suarez, që i ka ditët e numëruara te klubi nga ‘Camp Nou’.

(Kosova Sot Online)