Sa pagoi Spezia për Ismajlin dhe sa do të përfitojë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare?

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 19:45
Sa pagoi Spezia për Ismajlin dhe sa do të përfitojë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare?

Sa pagoi Spezia për Ismajlin dhe sa do të përfitojë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare?

Tashmë është zyrtare.

Ardjan Ismajli është futbollisti më i ri i Spezias.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te skuadra e sapongjitur në Serie A me të cilët ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Spezia ka derdhur në arkat e Hajduk Split shumën e 2,5 milionë eurove për kartonin e kuqeziut ndërsa Ismajli pritet të përfitojë rreth 1 milion euro në sezon.

Ismajli i shtohet kështu kolonisë së futbollistëve të kombëtares shqiptare që luajnë në Serie A, si Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj e Marash Kumbulla.

Derisa edhe futbollistë nga Kosova tashmë kanë pushtuar Italinë, si Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda dhe së fundmi Vedat Muriqi.

(Kosova Sot Online)