Interi e mposht Juventusin e shumë klube të tjera për talentin zviceran

  • S.A /
  • 15 September 2020 - 11:39
Interi e mposht Juventusin e shumë klube të tjera për talentin zviceran

Interi ka mposhtur konkurrencën e disa skuadrave italiane dhe evropiane, për të marrë shërbimet e sulmuesit të talentuar zviceran Darian Males, i cili është rritur te skuadra e Lucernës dhe ka debutuar me ta edhe në Superligë. Zikaltrit kanë paguar 4 milionë euro për kartonin e sulmuesit 19-vjeçar dhe e kanë sjellë në Milano, në një operacion në bashkëpunim edhe me Genoan, ku pritet që Males të kalojë fillimisht në huazim për të fituar eksperiencë.

Darian Males ka mbërritur sot në Milano dhe do të kryejë vizitat mjekësore para se të hedhë firmën që do ta lidhë me Interin për 5 sezonet e ardhshme. Sulmuesi i talentuar kërkohej edhe nga Juventus, Atalanta e Valencia, por në fund kanë qenë zikaltrit që kanë lëvizur me shpejtësi dhe kanë prezantuar projektin më interesant për Males, i cili ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Zvicrës.

(Kosova Sot Online )