Bayern Munich futet në garë për yllin e Chelsea Hudson-Odoi

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 12:13
Bayern Munich futet në garë për yllin e Chelsea Hudson-Odoi

Bayern Munich futet në garë për yllin e Chelsea Hudson-Odoi

Bayern Munich ka shprehur interesim për yllin e Chelseat, Callum-Husdson-Odoi.

Anësori i talentuar i Chelseat, Hudson-Odoi kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, sipas Sky Sports.

Dhe tani edhe Bayerni është futur në garë për anësorin 19-vjeçar.

Interesim për të kanë shfaqur edhe Juventusi dhe RB Leipzig, të cilat e duan në formë huazimi.

Kampioni evropian dhe gjerman ka nevojë për një sulmues anësor, pasi nuk e shfrytëzojë të drejtën për ta blerë Philippe Coutinhon apo Ivan Perisicin.

Coutinho u kthye në Barcelonë pasi i mbaroi huazimi në Allianz Arena, siç bëri edhe Perisic në Inter. 

(Kosova Sot Online)