Mandzukic zëvendësues i Muriqit të Fenerbahçe

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 17:53
Mandzukic zëvendësues i Muriqit të Fenerbahçe

Mario Madzukic nuk do të rikthehet në Serie A, përderisa pritet që të nënshkruajë për gjigantët turk të Fenerbahçes.

Ish sulmuesi i Juventusit ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A në javët e fundit, me Fiorentinan dhe Milanion që janë përmendur destinacione të tij të radhës kohëve të fundit.

Por, kroati, ka arritur marrëveshje, sipas gazetës turke Fanatik, me Fenerbahçen.

Raporti thotë se 34 vjeçari, i cili ka qenë i lidhur me një kalim edhe të Galatasaray, pritet që ta formalizojë kalimin në Super Lig turke këtë javë.

Mandzukic u largua nga Juventus si lojtarë i lirë në janar, pasi luajti katër vite e gjysmë në Torino.

(Kosova Sot Online)