Mocioni i votëbesimit: Bartomeu, 3820 vota larg shkarkimit

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 23:13
Mocioni i votëbesimit: Bartomeu, 3820 vota larg shkarkimit

Mocioni i votëbesimit është lansuar kundër Josep Maria Bartomeut dhe bordit të drejtorëve dhe tani ka arritur në kuotën e 12700 nënshkrimeve

Kjo do të thotë se “Mes Que Una Mocio” (mocioni i votëbesimit) ka nevojë edhe për 3820 nënshkrime që të merret parasysh dhe këto vota mund të bëhen deri më 16 shtator në ora 12 të natës.

Promovuesit e votës se mosbesimit besojnë që Barcelona po përjeton një krizë institucionale, ekonomike e sportive tepër të madhe.

Një ndër arsyet për iniciuesit e kësaj lëvizje është edhe kërkesa për largim e Lionel Messi; dëshira e tij për largim dhe luga e tij me klubin dhe presidentin Bartomeu.

Një nga zëdhënësit e këtij mocioni, Marc Duch ka folur për “Esport3”.

“Deri më datën 17, ne nuk e dimë a do të arrimë nënshkrimet e nevojshme, por ne po ia dalim mirë dhe në ditët e fundit janë shtuar nënshkrimet”, tha Duch.

Një tjetër iniciues i mocionit, Jordi Farre, kishte ideuar përdorimin e sistemin telematik për mbledhjen e nënshkrimeve.

Megjithatë, sekretari gjeneral i Barcës ka deklaruar që votat duhet të bëhen personalisht e jo me sistem telematik që do të konsiderohen të pavlefshme, e cila gjë ka bërë që iniciuesit e tjerë të distancohen nga iniciativa e Farre që mos t’ju dështojë mocioni. 

(Kosova Sot Online)