Presidenti i Federatës Franceze: Racizmi nuk ekziston

  • S.A /
  • 16 September 2020 - 09:29
Presidenti i Federatës Franceze: Racizmi nuk ekziston

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, ka thënë se nuk ka racizëm në futboll, pas akuzave që Neymari ia bëri mbrojtësit të Marseille, Alvaro Gonzalez.

Neymari u përjashtua nga ndeshja në disfatën e Paris Saint-Germain 1:0 kundër Marseille të dielën, e cila mbaroi me një përleshje mes dy palëve gjatë të cilës ylli brazilian e qëlloi me shpullë pas qafës Gonzalezin.

Duke u larguar nga fusha, Neymari e akuzoi Gonzalezin për komente raciste.

Më vonë, Neymar kërkoi falje që e goditi mbrojtësin spanjoll, duke thënë se veproi si budalla, por ky incident e ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes çështjen e racizmit në futboll.

Në një intervistë për BFM Business, Le Graet ka folur për incidentin e së dielës dhe tha se çështja e racizmit në futboll zmadhohet duke e përmendur si dëshmi faktin se tifozët i brohorasin lojtarëve me ngjyrë kur ata shënojnë gol.

“Kur një lojtar me ngjyrë shënon gol, i tërë stadiumi çohet në këmbë. Ky fenomen i racizmit në sport dhe në veçanti në futboll, nuk ekziston aspak apo zor që ekziston”, tha Le Graet.

(Kosova  Sot Online )