Messi me dygolësh në miqësoren me Gironan

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 22:05
Messi me dygolësh në miqësoren me Gironan

Barcelona e Koemanit është edhe Barcelona e Messit. Kampioni argjentinas hedh pas krahëve ngjarjet e bujshme ku u përfshi personalisht gjatë kësaj vere (kërkoi largimin nga Barcelona) dhe kthehet në botën “blaugrana” me dygolësh dhe një asistim të jashtëzakonshëm që më pas çoi drejt golit Coutinhos në testin kundër Gironas, të fituar nga katalanët për 3-1.

Golin e parë e shënoi me një të djathtë të mrekullueshme nga jashtë zonës, edhe të dytin nga distanca, por i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi.

Në rreshtimin 4-2-3-1 të Koemanit, Messi e nisi takimin pas shpinës së Griezmannit, përkrah tij, Coutinho dhe Trincao. Argjentinasi dhe francezi shpesh i shkëmbyen pozicionet e tyre në fushë, duke e lënë Gironan pa pika referimi.

(Kosova Sot Online)