Bale dhe Reguilon në Tottenham, së shpejti edhe zyrtarizimi nga Madridi

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 12:38
Bale dhe Reguilon në Tottenham, së shpejti edhe zyrtarizimi nga Madridi

Tashmë nuk ka më dyshime, Jose Mourinho do të ketë në skuadrën e tij dy përforicimet e rëndësishme që synonte.

Është marrëveshja për transferimet e Gareth Bale dhe Sergio Regulion nga Real Madridi te Tottenham Hotspur, madje dy lojtarët kanë kaluar edhe vizitat mjekësore në Madrid dhe në orët e ardhshme do të udhëtojnë drejt Londrës për të firmosur kontratat dhe për t’u prezantuar te Spursat, raportojnë mediat në Angli dhe Spanjë. Nëse Regulion do të transferohet në formë përfundimtare për shumën e 30 milionë eurove, Gareth Bale ka mundësi të huazohet për një sezon te Tottenham aty do të rikthehet pas shumë vitesh, me Realin që do t’i paguajë 60% të pagës prej 17 milionë eurosh ndërsa Tottenham do të paguajë vetëm 40% të kësaj shifre.

Regulion shkëlqeu si i huazuar te Sevilla me të cilët u kualifikua në Champions League nëpërmjet kampionatit dhe fitoi Europa League dhe do të jetë një vlerë e shtuar për anglezët në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërkohë që cilësitë e Bale dihen dhe ajo çfarë ka bërë ai në të kaluarën  me Tottenham është ende në mendjen e tifozëve të Spurs, por viteve të fundit në Madrid është kritikuar shumë për veprimet që bënte, sidomos jashtë fushë dhe mos profesionalizimin që ka treguar me të cilin, Zinedine Zidane s’dëshiron të ketë më punë.

(Kosova Sot Online )