Thiago në Liverpool, më në fund arrihet marrëveshja

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 12:52
Thiago në Liverpool, më në fund arrihet marrëveshja

30 milionë euro, kaq do të paguajë Liverpooli për Thiagon.

Sipas The Athletic, Liverpooli dhe Bayerni më në fund kanë arritur marrëveshje për Alcántaran.

Mesfushori spanjoll ka refuzuar të rinovojë kontratën që do të skadojë në qershor të vitit 2021.

Ka kohë që diskutohet për një transferim në Anfield dhe duket se më në fund po ndodh.

Liverpooli pritet të paguajë 30 milionë euro për kartonin e ishit të Barcelonës, negociatat janë në përfundim.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë spanjollin dhe me të, beson se mesfusha do të jetë edhe më e fortë sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )