Messi dhe Koeman nuk e kanë nisur mbarë, pamjet që i prisnin të gjithë

  • G.G /
  • 17 September 2020 - 15:54
Messi dhe Koeman nuk e kanë nisur mbarë, pamjet që i prisnin të gjithë

Është e qartë, të paktën sipas pamjeve të fundit – ka diçka që nuk shkon mes Lionel Messit dhe Ronald Koemanit.

Në ndeshjen e fundit miqësore, ku Leo Messi shënoi dy gola të bukur, Leo u zëvendësua në pjesën e dytë dhe ndodhi ajo që po e prisnin të gjithë të ndodhë në publik, përshëndetja me trajnerin.

Por, ajo përshëndetje ishte shumë e ftoftë, e tregojnë edhe pamjet e publikuara nga JUGONES.

Leo vazhdon të mos jetë i lumtur, ende nuk e ka rikuperuar buzëqeshjen pasi dëshira e tij këtë verë ishte të largohet nga Barcelona, derisa tani e sheh vetën të paktën edhe një sezon në Camp Nou.

(Kosova Sot Online)