Kumbulla thotë se nuk u mendua dy herë kur Roma trokiti në derë

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 17:03
Kumbulla thotë se nuk u mendua dy herë kur Roma trokiti në derë

Tashmë është zyrtare, Marash Kumbulla është futbollist i Romës.

Përmes faqes zyrtare, Roma ka konfirmuar se e ka transferuar Marash Kumbullën nga Hellas Verona në formë huazimi për 2 sezone me obligim të blerjes.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është i lumtur me këtë vendim, për të cilin nuk u mendua dy herë.

“Roma ishte një mundësi, sfidë, ishte e pamundur për ta refuzuar”, tha Kumbulla për faqen zyrtare të klubit.

“U binda me projektin e klubit dhe nuk hezitova për të marrë këtë vendim – do të jap më të mirën që të mos i zhgënjej atë që kanë besuar në mua”. 

(Kosova Sot Online)