Teuta dhe Renova eliminohen nga Europa Ligë

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 18:32
Teuta dhe Renova eliminohen nga Europa Ligë

Teuta e Durrësit është eliminuar nga Europa Ligë pasi që u mposht nga Granada e Spanjës me rezultat 0-4, ndërkohë Renova është eliminuar nga skuadra e njohur kroate e Hajdukut

Ndeshjet e para të xhiros së dytë të Europa Ligë, ku luajtën edhe dy skuadra shqiptare nuk ka shkuar mirë për shqiptarët.

Teuta e Durrësit është deklasuar në Durrës me rezultat 0-4 nga Grenada.

Këtë ndeshje spanjollët e përfunduan që në pjesën e parë ku shënuan tre gola.

Në minutën e 5-të shënoi Roberto Soldado, kurse gola shënuan edhe Kenedy në minutën e 10-të dhe Herrera në të 31-ën.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ai i Herreras në minutën e 46-të.

Teuta e Durrësit ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak pasi që Fabian Beqja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10.

(Kosova Sot Online)