Shkëndija me 10 lojtarë eliminon Botosanin, në rrethin e tretë të Europa Ligë

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 20:07
Shkëndija me 10 lojtarë eliminon Botosanin, në rrethin e tretë të Europa Ligë

Shkëndija e Tetovës ka arritur që të fitojë në Rumani sonte me 10 lojtarë duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Europa Ligë

Shkëndija e Tetovës sonte ka arritur një fitore tepër të madhe kundër Botosanit në Rumani.

Ishte një ndeshje ku Shkëndija e Tetovës luajti me 10 lojtarë nga minuta e 67-të e ndeshjes ku Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u kualifikuar kështu në rrethin e tretë të Europa Ligës.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Besart Ibraimi në minutën e dytë të ndeshjes.

Pjesa e parë në përgjithësi ishte më e mirë për Shkëndijen madje edhe fillimi i pjesës së dytë dersa në përjashtimin e Alimit.

Botosani u mundua të barazojë rezultatin por Shkëndija e ruajti atë.

Shkëndija pritet që të luajë kundër fituesit të ndeshjes Lokomotiv Plovdiv-Tottenham.

Ndeshja pritet që të zhvillohet në Maqedoni që mund të konsiderohet një përparësi për Shkëndijen. 

(Kosova Sot Online)