Berisha debuton me gol në Europa Ligë për Reims

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 21:12
Berisha debuton me gol në Europa Ligë për Reims

Valon Berisha ka shënuar gol në minutën e 4 të ndeshjes kundër Servette

Ishte një kundërsulm i skuadrës franceze ku më se miri në zonën e 16 metërshit u gjet Berisha për të shënuar golin e parë prej që u transferua në Reims.

Ky ishte edhe startimi i parë për Berishën me skuadrën e Reims, pasi që mesfushori ofenzivë kosovar nuk ka startuar në asnjë ndeshje deri me tani për skuadrën franceze.

Ky është startimi i parë për të dhe ai shënon që në minutën e katër. 

(Kosova Sot Online)