Laçi i pafat, eliminohet në fund nga Hapoel Beer Sheva

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 21:40
Laçi i pafat, eliminohet në fund nga Hapoel Beer Sheva

Laçi ishte në rrethin e tretë të Europa Ligës deri në minutën e 90-të te ndeshjes kundër Hapeol Beer Sheva

Skuadra kurbinase e Shqipërisë për gjashtë minuta është eliminuar sot në rrethin e dztë eliminator nga Hapoel Beer Sheva.

Laçi për 90 minuta ishte në avantazh kundër skuadrës izraelite por dy golat e Hapoelit në minutat shtesë të ndeshjes bënë që laçianët të eliminohet.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, kurse që në fillim të pjesës së dytë Laçi do të shënonte gol.

Ishte Kyrian Nëabueze që shënoi një gol të bukur në minutën e 59-të te ndeshjes.

Laçi ishte duke luajtur më mirë dhe duke e kontrolluar ndeshjen pavarësisht presionit të Hapoelit, kur në minutën e 86-të me të kuq u përjashtua Ardit Deliu.

Këtu edhe filloi rënia e Laçit.

Fillimisht në minutën e 90-të rezultatin do ta barazonte Jhonatan Agudelo, kurse në minutën e 93-të do të shënonte edhe Gaetan Varenne duke i dhënë kështu kualifikimin Hapeolit në rrethin e tretë të Europa Ligë. 

(Kosova Sot Online)