Goli i Berishës, kualifikon Reims në rrethin e tretë të Europa Ligë

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 23:12
Goli i Berishës, kualifikon Reims në rrethin e tretë të Europa Ligë

Goli i Valon Berishës ka qenë vendimtarë për Reims që të kalojë në rrethin e tretë të Europa Ligë. Berisha në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe goli i tij doli të jetë vendimtar për skuadrën franceze. Në këtë ndeshje ka luajtur për 4 minuta edhe Arbër Zeneli, pasi që u zëvendësia në minutën e 90-të.

Valon Berisha ka qenë krucial sonte me golin e tij që shënoi kundër Servette në Zvicër.

Berisha shënoi një gol në minutën e katër të ndeshjes pasi që mori një top të mirë nga Dereck Kutesa për të shënuar golin e parë në këtë takim dhe të vetmin që i dha fitoren skuadrës franceze.

Pjesën e parë Reims ishte më e mirë dhe kishte edhe shansat e edhe posedimin, por në pjesën e dytë ishin zviceranët ata që sulmuan më shumë francezët.

(Kosova Sot Online)