ISIS’i shkatërron ishujt ekzotikë ku kaluan pushimet Ronaldo dhe ‘James Bond’

  • 17 September 2020 - 23:23
ISIS’i shkatërron ishujt ekzotikë ku kaluan pushimet Ronaldo dhe ‘James Bond’

Xhihadistët e ISIS kanë pushtuar ishujt parajsorë ku Cristiano Ronaldo apo aktori Daniel Craig kanë pushuar më parë, duke djegur vila luksoze dhe duke imponuar ligjin e Sheriatit.

Hotelet luksoze dhe vilat para plazhit në ishullin Vamizi, Mozambik, janë rrafshuar nga terroristët islamikë.

Banorët u urdhëruan të braktisnin shtëpitë e tyre para se të digjeshin, thanë dëshmitarët.

Vendi mrekullueshëm u vizitua nga Princi Albert i Monakos në muajin e tij të mjaltit, futbollisti Christiano Ronaldo dhe Presidenti i ndjerë i Afrikës së Jugut Nelson Mandela.

Sot, së bashku me tre ishuj të tjerë fqinjë, militantët që e quajnë veten Shteti Islamik kanë komanduar rërat e bardha.

(Kosova Sot Online)