Mourinho: “Nuk di asgjë për Shkëndijën…”

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 12:32
Mourinho: “Nuk di asgjë për Shkëndijën…”

Tottenham arriti të eliminonte me shumë vështirësi Lokomotivën e Plovdivit në turin e dytë kualifikues të Europa League pas fitores në transfertë 1-2 me përmbysje, duke vazhduar aventurën në raundin e tretë aty ku do të ketë përballë Shkëndijën e Tetovës me sfidën që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Pas Milanit, Shkëndija e Tetovës do të përballet me një tjetër skuadër të madhe në këtë kompeticion pikërisht Spursat.

Jose Mourinho pas suksesit ndaj Lokomotiv Plovdiv dha një mendim edhe për skuadrën shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut. Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Mourinho për mediat angleze pasi ndeshjes me Lokomotiv Plovdivin.

(Kosova Sot Online)