Koeman nuk e fton sërish, Suarez vjen me një mesazh

  • G.G /
  • 19 September 2020 - 13:28
Koeman nuk e fton sërish, Suarez vjen me një mesazh

Ronald Koeman ka zbuluar emrat e futbollistëve të thirrur për trofeun ‘Joan Gamper’ kundër Elches sonte.

Sikur në dy ndeshjet e kaluara miqësore, Luis Suarez nuk është ftuar as për këtë takim.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai ka reaguar: “Kurrë mos u dorëzoni, shikoni para”.

Ai lidhet me një kalim të mundshëm te Juventusi.

Nuk është ftuar as Arturo Vidal, që raportohet se është afër Interit, derisa Koeman e ka lënë jashtë edhe talentin, Riqui Puig – duket se nuk llogarit në të.

(Kosova Sot Online)