Zidane: “Situata me Bale është më e komplikuar, kurrë s’kam pasur probleme me të”

  • G.G /
  • 19 shtator 2020 - 13:30
Zidane: “Situata me Bale është më e komplikuar, kurrë s’kam pasur probleme me të”

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka folur për largimin e Gareth Bale.

Ende nuk është bërë zyrtare, por Bale, bashkë me Sergio Reguilon tashmë ndodhen në Londër për të kompletuar transferimin te Tottenham.

“Bale po largohet shkaku im? Nuk shqetësohem, nuk është ashtu këtë e dimë të gjithë, është më e komplikuar. Unë skam pasur kurrë problem me të, as ai me mua, e dimë se çfarë ka bërë për këtë klub dhe askush s’mund ta mohojë”, tha ai.

“Çfarë mund të them më shumë, nuk është nënshkruar ende asgjë”

“Por atij i uroi më të mirat”. 

(Kosova Sot Online)