Messin s’mund ta ndalesh as duke e shkelmuar, thotë ylli i Liverpoolit Robertson

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:49
Messin s’mund ta ndalesh as duke e shkelmuar, thotë ylli i Liverpoolit Robertson

Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andy Robertson, e pranon se madje as shkelmimi nuk mjafton për ta ndalur yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Robertson, i cili u takua dy herë me argjentinasin në Ligën e Kampionëve para 18 muajve, ishte ndër të paktën që nuk ishte i lumtur që Messi do të kalonte në Premierligë.

Messi po shpresonte të largohej nga Camp Nou dhe thuhej se do t’i bashkohej Manchester City, por në fund vendosi të qëndrojë në Barcelonë thjesht për ta shmangur betejën ligjore me klubin që e dashuron, pasi nuk u lejua të largohej i lirë.

Edhe pse kjo i ka zhgënjyer shumë tifozë të Premierligës, Robertson ndihet i çliruar dhe e pranon se detyra për ta ndalur Messin është pothuajse e pamundur.

(Kosova Sot Online)