Prishet aeroplani i Real Madridit pak orë para nisjes për ndeshjen me Sociedadin

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 15:42
Prishet aeroplani i Real Madridit pak orë para nisjes për ndeshjen me Sociedadin

Real Madridi është detyruar t’i ndryshojë planet e udhëtimit, vetëm pak orë para ndeshjes së vet hapëse në sezonin e ri në La Liga kundër Real Sociedadit.

Aeroplani me të cilin duhej të udhëtonin u prish në sistemin hidraulik, sipas mediave spanjolle.

Skuadra e Zinedine Zidane pritet të mbërrijë në qytetin bask rreth orës 15:00, para takimit që do të luhet në orën 21:00.

Reali nuk e zhvilloi fare ndeshjen e parë në ligë kundër Getafes, për shkak se ishte ende në përgatitje si pasojë e përfundimit të sezonit të kaluar me vonesë pasi mori pjesë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Madridi për ndeshjen me Real Sociedad.

Portierë: Courtois, Lunin, Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Odegaard, Marvin, Arribas.

Sulmues: Benzema, Mayoral, Jovic, Vinicius, Rodrygo.

(Kosova Sot Online)