Mbappe shënon në rikthimin e tij nga lëndimi në fitoren e PSG-së kundër Nice

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 16:08
Mbappe shënon në rikthimin e tij nga lëndimi në fitoren e PSG-së kundër Nice

Kylian Mbappe ka shënuar gol në rikthimin e tij nga lëndimi, duke i ndihmuar Paris Saint-Germainit ta mundë 3:0 skuadrën e Nice në Ligue 1.

Sulmuesi francez mungoi në tri ndeshjet e para të PSG-së në ligë – dy humbje dhe një fitore – pasi ishte prekur nga virusi Covid-19

Ai e hapi serinë e golave në paraqitjen e parë të këtij sezoni duke shënuar nga penalltia, të cilën PSG-ja e fitoi pasi Kephren Thuram u faulua në zonë.

Di Maria e dyfishoi epërsinë pas një topi të kthyer, pasi goditja e Mbappes u prit nga portieri, ndërsa Marquinhos shënoi për 3:0 me kokë.

Mbappe shënoi edhe një herë një çerek lojë para fundit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

PSG-ja ishte pa Neymar, Layvin Kurzawa dhe Leandro Paredes, të cilët janë të pezulluar për shkak të përleshjes në takimin e kaluar me lojtarët e Marseille.

(Kosova Sot Online)