Chelsea vs Liverpool, gati për derbin – trajnerët hedhin më të mirët në fushë

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 16:43
Chelsea vs Liverpool, gati për derbin – trajnerët hedhin më të mirët në fushë

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Chelses dhe Liverpoolit.

Për ‘Blutë e Londrës’, nga minuta e parë është hedhur në fushë super blerja, Timo Werner.

Lampard gjithashtu i beson edhe blerjes rekord, Kai Havertz, që starton në këtë derbi.

Për Liverpoolin as në stol nuk është Xherdan Shaqiri, derisa Klopp ka hedhur ata me të cilët triumfoi vitin e fundit.

Në stol është super blerja e re, Thiago Alcantara.

Sfida do të jetë interesante, për shkak edhe të luftës mediatike mes Frank Lampard dhe Jurgen Klopp.

(Kosova Sot Online)