Mourinho ia hup topin Harry Kanes, ia ndërprenë intervistën

  • A.P /
  • 20 shtator 2020 - 17:28
Mourinho ia hup topin Harry Kanes, ia ndërprenë intervistën

Tottenhami ka treguar një tjetër fytyrë në Premierligë të dielën, duke e mposhtur 5-2 në udhëtim Southamptonin.

Njeriu që shkëlqeu ishte Heung-Min Son me katër gola të shënuar.

Por, Jose Mourinho mendon se një tjetër futbollist ishte heroi në këtë takim dhe drejtoi gishtin kah Harry Kane.

Kane dhuroi katër asiste, shënoi tre gola, por dy iu anuluan.

Pas ndeshjes, derisa Kane po analizonte ndeshjen, Mourinho iu afrua dhe siguroi se për të “Kane është lojtari i ndeshjes për lojën e ekipore që bëri”.

Nga lëvdatat e shumta që mori nga trajneri i tij, kuptohet edhe më me vlerë kur ato jepen nga një trajner si Jose Mourinho, Kane harroi se për çfarë e pyeti gazetari.


(Kosova Sot Online)