Mourinho ia ndërpret intervistën Sonit, i thotë se Kane ishte lojtari i ndeshjes

  • S.A /
  • 21 September 2020 - 11:25
Mourinho ia ndërpret intervistën Sonit, i thotë se Kane ishte lojtari i ndeshjes

rajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ia ndërpreu intervistën pas ndeshjes Son Heung-Minit për ta shpallur me shaka Harry Kane-n si lojtarin më të mirë të ndeshjes në fitoren e thellë kundër Southamptonit të dielën.

Pasi e humbi ndeshjen hapëse 1:0 kundër Evertonit, Tottenhami i Mourinhos u rikthye fuqishëm dhe e mundi 5:2 Southamptonin, me Son që i shënoi plot katër gola.

Kane e shënoi golin e pestë të Tottenhamit nga afërsia pasi i përgatiti të gjitha golat e shënuara nga Son në stadiumin St Mary.

Derisa Son ishte lojtar i ndeshjes sipas shumë njerëzve, Mourinho mendoi ndryshe pasi e ndërpreu intervistën e sulmuesit të vet me BBC Sport dhe deklaroi: “Lojtari i ndeshjes, Harry Kane”.

Son shpërtheu në të qeshura dhe u pajtua me trajnerin e vet, para se ta lavdëronte bashkëlojtarin e vet.

“Do të them që Harry është lojtari i ndeshjes sepse ai e shënoi një gol dhe i dhuroi katër asiste”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )