Davis ia siguron fitoren LA Lakers me një trepikësh nw rënien e sirenës

  • S.A /
  • 21 shtator 2020 - 13:16
Davis ia siguron fitoren LA Lakers me një trepikësh nw rënien e sirenës

Denver Nuggets ishin shumë pranë fitores në përplasjen e dytë të serisë së finales së Perëndimit përballë Los Angeles Lakers, por atëherë ku u mendua se rezultati i serisë do të barazohej, Athnony Davis realizoi të trepikësh të pabesueshëm në momentin e rënies së sirenës, duke i dhënë fitoren 105-103 skuadrës kaliforniane. Dhe të mendosh se kjo sfidë u dukej si shëtitje për Lakers. Pas një fillimi të ekuilibruar, në fakt, LeBron dhe shokët e tij e mbyllën periodën e parë me një avantazh prej 10 pikësh, i cili gjithashtu arriti +16 në periodën e dyt dhe të tretë, me Los Angeles që rrezikoi shumë në finale, kur Denver kaloi nga – 8 në +1 në më pak se tri minuta lojë.

Falë lojës së jashtëzakonshme të Nikola Jokicit, autor i 30 pikëve, 11 asisteve dhe 6 “rebound”, Nuggets për pak arritën përmbysjen e madhe. Serbi madje ishte autori i 11 pikëve të fundit që realizoi skuadra nga Colorado. Nga ana tjetër, Los Angeles Lakers, gjetën tek Anthony Davis atë që nuk po e shfaqte LeBron James në pjesën e dytë. “Mbreti” James, në fakt, në dy periodat e fundit realizoi vetëm 6 pikë dhe humbi katër topa, duke mos dhënë kontributin e zakonshëm për skuadrën e tij. Kështu, pas dominimit të pjesës së parë, papritur kalifornianët u gjenden në disavantazh të një pike tri herë në periodën e katërt, herën e fundit, kur pritej vetëm rënia e sirenës për përfundimin e takimit.

Jamal Murray ndali Danny Green kur kishin mbetur vetëm 2 sekonda dhe Denveri kryesonte 103-102, gati të festonte fitoren. Rajon Rondo kërkoi pasimin për Anthony Davis, i cili i shpëtoi mbulimit të Mason Plumlee.

Nikola Jokic kërkoi një ndërhyrje të dëshpëruar në ekstremitet, por Davis ngrihet lart, lëshon topin në një trajektore të saktë që përfundon në kosh dhe brohoret. “Triple” dhe Lakers fitojnë ndeshjen. Festë e çmendur në kampin kalifornian, rezultati i serisë shkoi 2-0.

(Kosova Sot Online )