Ushtrimet intensive të Eden Hazard për të humbur kilogramët e tepërt

  • S.A /
  • 21 September 2020 - 13:24
Ushtrimet intensive të Eden Hazard për të humbur kilogramët e tepërt

Eden Hazard është duke bërë stërvitje intensive në palestër për të eliminuar peshën e tepërt.

Shefat e Real Madridit që nuk janë të kënaqur me kilogramët e tij, kanë parashikuar që 29-vjeçari duhet të kalojë së paku tri javë në stërvitje në mënyrë që të jetë i gatshëm për lojë.

Belgu e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, ashtu që i është nënshtruar regjimit të stërvitjeve intensive për të humbur ca kilogramë.

Disa xhirime nga Valdebebas e kanë paraqitur ish-futbollistin e Chelseat duke u stërvitur me disa prej bashkëlojtarëve të tij.

Është hera e dytë që Hazard është kthyer te skuadra e Realit duke mos qen në formën e duhur për të luajtur.

Para një viti, ai kishte pranuar se ka shtuar kilogramë gjatë pushimeve, ndërsa tash i ka ndodhur e njëjta gjë.

(Kosova Sot Online )