Tik tak, tik tak – Suarez falas në Atletico Madrid!

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 17:02
Tik tak, tik tak – Suarez falas në Atletico Madrid!

Luis Suarez i ka orët e numëruara te Barcelona. Kështu raporton ‘El Chiringuito de Jugones’.

Sulmuesi 33-vjeçar është në bisedime të vazhdueshme me Barcelonën për lirimin nga kontrata, pasi Ronald Koeman i ka treguar hapur se nuk llogarit në të.

Kështu, Suarez do të largohet nga Barca, por jo edhe La Liga.

Ai është shumë afër transferimit falas te Atletico Madridi, gjithmonë sipas ‘JUGONES’, pasi pothuajse e ka zgjidhur punën e kontratën me Barçën.

(Kosova Sot Online)