Lexoni edhe:
De Bruyne me këmbë në tokë: S’mund ta bëj atë që e ka bërë David Silva
Ivan Rakitic e ka pranuar se asnjëherë nuk ka qenë mik i ngushtë i Lionel Messit apo Luis Suarezit gjatë kohës së tij në Barcelonë.
Mesfushori kroat i dha fund qëndrimit gjashtëvjeçar në Camp Nou këtë verë dhe iu bashkua ish-klubit të vet, Sevillës.
Në të kaluarën ka pasur lajme se Rakitic nuk kalonte mirë me dyshen sulmuese të Barçës, por, përderisa e ka pranuar se nuk kanë pasur marrëdhënie të ngushta, ai këmbëngul se kishte respekt të madh për të dy.
De Bruyne me këmbë në tokë: S’mund ta bëj atë që e ka bërë David SilvaLexoni edhe:
“E kam thënë timen. Unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta miqësore me ta. Besoj që është e vështirë të kesh në një grup prej 23 apo 24 lojtarëve”, tha Rakitic.
“Miqtë e mi të ngushtë ishin Andres Initesa, Marc-Andre ter Stegen, Kevin-Prince Boateng dhe Junior Firpo sezonin e kaluar”, theksoi kroati.
Rakitic shtoi: “Por unë i respektoj ata dy. Ata i kisha shokë skuadre për gjashtë vjet dhe ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithmonë kam kaluar shumë mirë me ta dhe kam respekt të madh për ta”.
(Kosova Sot Online )