Superliga rikthehet me një ndeshje sot

  • S.A /
  • 22 September 2020 - 12:19
Superliga rikthehet me një ndeshje sot

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me xhiron e dytë të sezonit të ri. Në fakt, sot do të luhet ndeshja në mes të Drenicës dhe Besës. Të dyja ekipet i humbën ndeshjet e para përkatëse, nga Prishtina respektivisht Ballkani. Andaj, ato do t’i kërkojnë pikët e para sot, në ndeshjen që do të fillojë në orën 16:00. Ndërkohë, loja kryesore e xhiros së dytë do të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, e cila do të luhet të mërkurën në Suharekë.

Të dyja ekipet i fituan bindshëm duelet përkatëse në xhiron e parë dhe kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante. Ndërkaq, lojë e fortë pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, që do të luhet po ashtu të mërkurën. E befasia e xhiros së parë, Arbëria, do ta presë Prishtinën. E fundjavën që vjen do të luhet xhiroja e tretë e Superligës.

Image

(Kosova Sot Online )