Italia vendos t’i hapë stadiumet për tifozë nga muaji i ardhshëm

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 15:58
Italia vendos t’i hapë stadiumet për tifozë nga muaji i ardhshëm

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, ka zbuluar se stadiumet në Serie A do t’i hapin dyert e veta për tifozë në mënyrë graduale nga 8 tetori.

Në xhiron e parë të sezonit të ri në Serie A, qeveria italiane i lejoi nga 1.000 persona ta përcjellin ndeshjen në stadiume dhe ministri i sportit njoftoi sot se po punojnë për ta rritur numrin e tifozëve gradualisht nga muaji i ardhshëm.

“Tani nuk mund ta kalojmë shifrën 1.000 persona. Por nga 8 tetori, kur do ta publikojmë dekretin e ri, do të bëjmë gjithçka për t’i rihapur stadiumet”, tha Spadafora.

“Ne nuk kemi mundur t’i hapim stadiumet tani për më shumë njerëz duke e parë që në vendet e tjera numri i rasteve me koronavirus po rritet”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)