SC Gjilani vjen me një supertransferim tjetër

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 20:00
SC Gjilani vjen me një supertransferim tjetër

Gjilani ka bërë njërën ndër goditjet më të mëdha duke transferuar futbollistin me përvojë të madhe, Besar Musollin.

Ashtu siç kishte raportuar më parë Gazeta “Sheshi”, nënkampioni i Kosovës sot ka prezantuar futbollistin llapjan.

Në fakt Musolli ishte lidhur prej kohësh për një afrim te Gjilani, mirëpo pas disa tentimesh, ish-reprezentuesi i Kosovës transferohet te “kuqebardhët”. 31-vjeçari deri në vitin 2012 ka mbrojtur ngjyrat e KF Hysit, më pas u transferua te skuadra shqiptare, Kukësi, ku për tetë vite ka qenë titullar i padiskutuar dhe kapiten i skuadrës.

Musolli nuk pritet të jetë afrimi i fundit te klubi gjilanas, pasi që ‘kuqebardhët’ mund të zyrtarizojnë edhe ndonjë futbollist tjetër gjatë ditëve në vijim.


(Kosova Sot Online)